Kosova dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin ekonomik
Asociacioni i Komunave (AKK) ka njoftuar se ka diskutuar me Korporatën për Zhvillim dhe Investim të Izraelit në Kosovë (KIDIC) lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik për segmentet e caktuara të qeverisjes lokale.
Po ashtu, në takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave rreth menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19. “Gjatë diskutimeve u pa mundësia e investimeve përmes KIDIC në komunat e Republikës së Kosovës në agro-teknologji ku me këtë rast do të krijoheshin shumë vende të pune në Kosovë. Në këtë drejtim z. Ibrahimi njoftoi z. Brikman rreth mundësive të komunave për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe gatishmërisë së AKK-së për bashkëpunim në këtë drejtim. Po ashtu në takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave rreth menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19. Në anën tjetër drejtori i AKK-së e informoi përfaqësuesin e KIDIC rreth rolit të komunave në menaxhimin e situatës dhe angazhimit të kryetarëve në veçanti dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me KIDIC sa i përket shkëmbimit të përvojave rreth situatës me Covid-19”, thuhet në njoftim e AKK-së.