Kosova dhe Jemeni do t’i forcojnë marrëdhëniet diplomatike

16 shkurt 2021 | 11:08

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë me dije se ka zhvilluar virtual me ministrin e ri të Jashtëm të Jemenit, Ahmad Awad bin Mubarak.

Ajo ka thënë se me ministrin e jashtëm të Jemenit diskutuan për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe për thellimin e mëtejmë të tyre përmes forcimit të kontakteve diplomatike.

“I shpreha ministrit Mubarak se Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet në Jemen dhe qëndron përkrah politikave rajonale të aleatit tonë të përbashkët ShBA-ve. E falënderova homologun nga Jemeni për mbështetjen e vazhduar ndaj forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Me ministrin Mubarak konfirmuam se Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe forcimin e miqësisë mes popujve tanë, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe me vendet anëtare të Ligës Arabe”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ëndrra e një makine fluturuese sapo erdhi edhe një hap…