Kosova dhe Jordania nënshkruajnë plan bilateral ushtarak
01 mars 2023
| 17:05
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Kosova dhe Jordania kanë nënshkruar një plan bilateral ushtarak për vitin 2023.
Në vizitën zyrtare ku po qëndrojnë drejtori i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj dhe major Mentor Ibrahimi është shprehur gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral në të ardhmen.
Siç është bërë me dije nga ministria, autoritetet e larta ushtarake jordaneze janë shprehur të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.