Kosova dhe Kroacia do ta forcojnë bashkëpunimin
20 nëntor 2020
| 16:43
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ky takimi është zhvilluar në vazhdën e përgatitjeve për vizitën zyrtare të shefes së diplomacisë kosovare në Kroaci, më datën 23 nëntor.
Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja Barisiq janë pajtuar për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjes së fortë që ekziston ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe çështjet e zhvillimeve rajonale, pritshmëritë nga dialogu me Serbinë si dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës.