Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

17 dhjetor 2021 | 11:25

Republika e Kosovës dhe Kroacia sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe homologu i tij kroat, Mario Banozic, i cili sot po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovës.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministrat janë zotuar për thëllim të bashkëpunimit  në këtë fushë.

“Ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në institucione të ndryshme euroatlantike, ne po ashtu e mbështesim procesin e transformimit të FSK-së në forca të armatosura dhe kjo është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit. Do të vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe shkollimit”, ka thënë ministri kroat i mbrojtjes Mario Banozic.

Kurse,  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë i tejkalojnë ato diplomatike. “Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë thjesht marrëdhënie diplomatike por janë shumë më tej. Si popuj na bashkojnë sfida të ngjashme të kaluarës, çka e forcon edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona. Jemi së bashku në rrugën e së ardhmes të vendeve tona. Miqësinë e kurorëzojmë sot me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje dhe siguri, me këtë hapet rruga për bashkëpunim dhe mundësi më të ngushta sa i përket shkollimit dhe trajnimit të personelit ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brooklyni vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes në…