Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

04 maj 2023 | 14:40

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologu kroat, Mario Banoziq, kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje është nënshkruar me rastin e pjesëmarrjes së ministrit Mehaj në ekspozitën dhe konferencën e ASDA (Adriatic Sea Defense & Aerospace) në Kroaci.

Krahas marrëveshjes, ministri Mehaj dhe Banoziq, kanë diskutuar për shumë çështje dhe situatën aktuale gjeopolitike.

“Në këtë takim, të dy ministrat diskutuan për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ministri Mehaj i ka theksuar ministrit Banoziq faktin se Kosova është falënderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat dhe se përkushtimi do të jetë i fuqishëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit. Nga ana tjetër, ministri kroat i Mbrojtjes, shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s. Ndër tjera, ministri Banoziq garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, njëherësh drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor…