Kosova dhe Kroacia zotohen për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanovic, dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Plesa Cadonic.
Në këtë takim, ministri Berisha dhe diplomatja Kapitanovic kanë biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë.
Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po i jep Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës.
Ndërkohë, ambasadorja e Kroacisë, Maria Kapitanovic, ka konfirmuar gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
/Epoka e re/