Kosova dhe Letonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak
24 nëntor 2021
| 14:25
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se sot ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me Letonin për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova dhe Letonia kanë objektiva të ngjashëm për kontribut në paqe.
“Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë. Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë”, ka shkruar Mehaj.