Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë
27 janar 2021
| 10:37
Në Stokholm është nënshkruar marrëveshja për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal.
Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci – Sherifi.
Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.
Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 marrëveshje për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.
Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është inicuar marrëveshja e njëjtë edhe me Estoninë.