Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

09 shtator 2022 | 12:01

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Përmes një konference për medie pas nënshkrimit të memorandumit, ministri Mehaj ka thënë se kanë kërkuar nga Mali i Zi përkrahje për anëtarësim në organizata të ndryshme, e në veçanti në NATO.

“Takimi ka qenë i frytshëm, e kemi konfirmuar bashkëpunimin ndërmjet Nënshkrimi i marrëveshjes, ngrit bashkëpunimin në fusha të ndryshme ushtarake. Ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtës, sigurisë dhe stabilitetit ndërmjet dyja vendeve. Bashkëpunimi do të shtrihet në shtrirjen e kapaciteteve reciproke dhe në raste emergjente do të ketë bashkëpunim reciprok”, ka thënë Mehaj.

Sipas tij, Mali i Zi si shtet mik i yni që na mbështet në orientimin në anëtarësim në NATO.

“Mali i Zi na ka ofruar mbështetje në realizimin prioriteteve tona, siç është anëtarësimi në shumë organizata të ndryshme. Paqja e siguria rajonale është jetike sidomos për shtetet e rajonit”, ka deklaruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafet Maxhuni, shpall të pavlefshme diplomën e shkollës se mesme…