Kosova dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje në fushën e auditimit
Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve.
Firmosja e kësaj marrëveshje është bërë në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Prishtinë nga auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani dhe Naser Ademi, zëvendës i revizorit kryesor shtetëror të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, Naser Ademi ka theksuar se shkëmbimi i përvojave në mes të dy vendeve ka filluar kohë më parë dhe se tani vetëm se ka është zyrtarizuar ky shkëmbim.
Ndërsa, Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm i Republikës Kosovës, ka thënë se marrëveshja e arritur përfshin zhvillimin e mëtutjeshëm të metodave të auditimit dhe zhvillimi i softuerit të përbashkët të auditimit.
/Epoka e re/