Kosova dhe Maqedonia e Veriut me Task-Forcë të përbashkët për sigurinë
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar protokollin mbi themelimin e Task -Forcës së përbashkët.
Nënshkrimi i këtij protokolli është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevki.
Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive për bashkëpunim policor.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se nënshkrimi i këtij protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.
/Epoka e re/