Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet ta lehtësojnë mënyrën e kalimit të kufirit
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar lidhur me një “rrugë të shpejtë” për kalimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.
Kështu ka bërë me dije Qeveria e Maqedonisë së Veriut, derisa ka treguar se kjo çështje është diskutuar përgjatë një takimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe homologut të tij, Dimitar Kosaçevski.
“Një nga qëllimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy shteteve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e ‘One stop shop’, një rrugë e shpejtë për të kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, kryeministri Kovaçevski e njoftoi kryeministrin Kurti edhe për përparimin e realizimit të autostradës Shkup – Bllacë”, ka njoftuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut.