Kosova dhe Maqedonia e Veriut zotohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë
10 nëntor 2021
| 16:07
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të konferencës vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA, ka realizuar takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani.
“Bashkëpunimi fqinjësor me Maqedoninë Veriore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me rëndësi të madhe edhe për rajonin në përgjithësi”, ka thënë Mehaj.
Përveç tjerash, Mehaj ka thënë se me zëvendësministrin Hasani u pajtuan që bashkëpunimi ndërministror është në nivel të shkëlqyeshëm dhe se Karta e Adriatikut do të jetë përmbajtësore me anëtarësimin edhe të Kosovës me statusin e plotë, si dhe kontributin e saj të dëshmuar tani dhe në të ardhmen, në sigurinë rajonale dhe më gjerë.