Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë 11 marrëveshje  

16 shtator 2021 | 12:54

Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nënshkruar 11 marrëveshje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur disa nga marrëveshjet e nënshkruara.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka dhënë një…