Kosova dhe Maqedonia të angazhuara për thellim të bashkëpunimit
10 prill 2019
| 15:30
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Dinamikë e re e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në funksion të rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik e kulturor. Në takimin me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu diskutuam edhe për koordinimin e ngushtë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive tona”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/