Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që zhvilloi me Andrew Mitchell, komisionerin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës.
Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhënien e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik.
Ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë.
Shala ka shpjeguar edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.
Po ashtu, ministri Shala dhe komisioner i Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Komisioneri Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rrit shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rrit prezencën me investitor.
Bashkë me komisionarin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
/Epoka e re/