‘Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise të vështira’, Kurti komenton letrën që Blinkeni ia dërgojë Vuçiqit

15 shkurt 2023 | 15:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar letrën që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili përmes ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”.

Ai ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen në qendër.

“Besoj që ShBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetëndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, ka thënë Kurti një një daklaratë për media.

Kurti: S’mund të ketë normalizim të plotë të raporteve pa njohje reciproke

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të…