KOSOVA DHE SERBIA KURRË MË BASHKË

17 dhjetor 2022 | 22:44


Ismet Sylejmani

Condoleezza RICE 13.12. 2007, në të përditshmen amerikane “USA Today”

Kosova dhe Serbia kurrë më parë në histori nuk kanë qenë bashkë, por padrejtësitë e mëdha ndaj popullit shqiptar bënë që Serbia ta aneksonte Kosovën dhe viset e saj, fuqitë e mëdha u vunë në anen serbe!
Ose heshtën përballë pushtimit!
Populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj kurrë nuk u pajtua me realitetin e hidhur të krijuar, ku Kosova në vend të jetës së natyrshme e të përbashkët në kuadër të kufinjëve të brendshëm të Shqipërisë, u nda dhe dhunshëm u kalua nën juridiksion të ish-Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë!
Gjatë gjithë kohës prej kur u aneksua Kosova nga Serbia e deri në qershor të 1999-s, kur Serbia u detyrua të largohej nga Kosova, populli shqiptar dhe bijte e bijat e tin më të mirë, luftën për kundershtimin e këtij realiteti, kurrë nuk e ndalën, por, përkjndrazi, me te gjitha mjetet e mundshme që disponuan i vunë në mbrojtje të jetës normale të popullit shqiptar, kundër shfarosjes e asimilimit të popullit shqiptar dhe të çlirimit të tij nga pushtuesit serb!

Nuk ka pëllëmbë të tokës së Kosovës heroike, e veçanërisht të Drenicës legjendare e të pamposhtur, që nuk e la me gjak, nga betejat e panumërta që u zhvilluan me armiqtë serbë dhe veglat e tyre.
Janë të njohur për tërë popullin shqiptar bijtë e medhenjë të kombit që u vunë në ballë të misionit historik, të çlirimit të Kosovës dhe viseve të saj nga zgjedha serbe!
Regjimi serb nga Beogradi, i të gjitha periudhave dhe kohrave, në kontinuitet, kishte angazhuar ekspedita të tëra ndëshkuese për të shpartalluar kryengritje të shumta popullore, por edhe kishte stërvitur e trajnuar nëpër kampe të ndryshme kriminel e shërbëtorë, për të vrarë e likuiduar luftëtarë të mëdhenjë e drejtues të lartë të çështjes kombëtare; heronjë të kombit si: Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Azem Bejta e Shotë Galica, Shaban Polluzha, Xheladin Hana, Fazli Grajçevci, Jusuf Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu, Metush Krasniqi, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ukshin Hoti etj!
Serbia kishte mbushur tej mase të gjitha kampet e përqëdrimit dhe burgjet e veta me djemtë dhe vajzat më të mira të popullit shqiqptar të Kosovës dhe viseve të saj!
Por sa më shumë që zhvilloheshin gjyqet politike dhe dënoheshin të rinjtë dhe te rejat shqiptare të Kosovës dhe viseve te saj, aq më shumë rritej urrejtja për pushtuesit e Kosovës dhe shtohej besimi në fitoren e popullit shqipëtar.
Bëhej gjithçka që ishte e mundur nga ana e regjimis serb, për ta këputur njëherë e përgjithmonë fillin e kërkesës dhe perpjekjeve për largim të Sërbisë fashiste dhe të aparatit të saj nga Kosova!
Por sa më shumë që shtrëngohej laku, aq më shumë shpërthenin energji të reja të rinisë heroike të popullit shqipëtar të Kosovës, e cila në nderim të tërë betejave dhe përpjekjeve të mëdha të zhvilluara nga të parët e tyre, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës, e të madhit Adem Jashari, u ngritën në luftën finale kundër okupatorit serb dhe zhvilluan luftën heroike të fundshekullit, që i dha fund sundimit serb mbi Kosovën!
Lufta heroike e popullit shqiptar të Kosovës me emblemen e lavdishme te UÇK-së kundër ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare çetnike serbe, u bë lufta më globale që ka njohur ndonjëherë më parë planeti njerzor!
Ishte hera e parë që aleanca ushtarake e NATO-s, e tmerruar nga masakrat njerzore që po kryente Serbia mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Kosovë, u vunë në anën e popullit shqipëtar dhe të luftës liridashëse që zhvillonin ushtarët e zonave dhe brigadave heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aviacioni i NATO-s bëri realitet ëndrrën shekullore e mijëvjeçare të gjyshërve e stërgjyshërve shqipëtarë, të cilët, kur përjetonin vuajtjet dhe tmerrin e torturave serbe, që ishin të shumta, ofshanin dhe shpresonin ta kallnin flakë ndonjëherë edhe Beogradin: dhe NATO-ja bombardoi Beogradin dhe tërë qendrat e tjera serbe ku ishin projektuar për vite të tëra planet antinjërzore e më antikombëtare të shfarosjes së popullit shqipëtar të Kosovës dhe viseve të saj!
Rol udhëheqës dhe këmbngulës më aleancen më të fuqishme ushtarake të NATO-s për të filluar bombardimet mbi forcat ushtarake serbe në Kosovë dhe mbi Serbinë, kishte, kush tjetër, pos SHBA-së dhe Anglisë!
Lufta kundër Serbisë pushtuese që zhvilloi populli shqiptar jo vetëm i Kosovës dhe viseve të saj, përfundoi me çlirimin e Kosovës dhe kapitullimin e ushtrisë serbe dhe djegien nga bombardimet e NATO-s, të mbi gjysmës së objekteve vitale të shtetit serb anembanë Serbisë.
NATO-ja, sikur të ishte forca ajrore shqiptare, bombardoi agjencinë famëkeqe të lajmeve TANJUG.
NATO bombardoi dhe dogji në flakë ngrohtoren në qendër të Beogradit, u’a këputi urat mbi Danub, e shkatërroi rafinerinë e naftës, shkriu reparte të tëra të Fabrikës së Armëve dhe Municioneve në Kragujevac e Nish, në hakmarrje për masakrat mbi popullin shqipëtar; serbëve u shkatërroi çdo gjë të mirë që kishin krijuar për vite të tëra!
Të gjitha këto veprime realizuan ndërrimin spektakular të pushteteve në Kosovë.
Ra dhe u përmbys përgjithmonë pushtimi I Serbisë në Kosovë, mori fund terri serb mbi Kosovën!
Përballë luftës heroike të popullit shqipëtar dhe të UÇK-së, por edhe ndihmës së ofruar nga NATO-ja në Kosovë, kapitulloi krimineli e çetniku Millosheviq, përfaqësuesi më në zë i kuzhinës antishqipëtare serbe!
Gjakpirësi Millosheviq ishte vazhduesi më besnik dhe zbatuesi më i famshëm i projekteve antishqipëtare të Akademisë Serbe të Shkencave!
Populli shqipëtar i Kosovës edhe kur ishte nën pushtimin serb kurr nuk e pushoi luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova, kurse tani që më ajo nuk është në Kosovë, po tentoi te rikthehet do ta presë ashtu sikur ka arritur ta largojë – me luftë të armatosur, mbrojtëse e çlirimtare, ku nuk do të mungojë ndihma dhe përkrahja e madhe e aleateve tanë të fuqishëm.
Por aleatët tanë të mëdhenjë SHBA-ja dhe Anglia, por edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian, janë të vendosur që ëndrrën e popullit shqiptar të Kosovës për pavarsinë ta mbështesin deri në fund dhe ta bëjnë realitet!
Këto ditë Sekretarja amerikane Condoleezza RICE, ashtu sikur kryetari Xhorxh W.Bush që deklaroi në Tiranë: se Kosova patjetër do të bëhet e pavarur, ajo deklaroi në të përditshmen amerikane “USA Today” se: “Kosova dhe Serbia kurrë me bashkë”.
Amerikanët deklarojnë se me Sërbinë Kosova kurrë më bashkë!,po ne shqiptarët me luftë e barot e kemi dëshmuar një gjë të tillë!
Rusia duhet ta dijë se ajo më nuk ka gjasa të ketë interesa strategjike në Kosovë nëpërmjet Serbisë.
Kurse ndikimi Rus në Kosovë ka perënduar bashkë me largimin e Serbisë nga Kosova!
Zonja RICE, lufta heroike e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s përfundimisht e kanë vulosur ndarjen e Kosovës nga Sërbia.
Deklarimit Tuaj nuk kemi çfarë t’i shtojmë, vetëm e përshëndesim me ngrohtësi!
Populli shqiptar do t’ju jetë mirënjohës përgjithmonë.

Prishtinë, 17 Dhjetor 2007!
(Autori është kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirie Hasani, një studente e dalluar në bachelor dhe master…