Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

19 maj 2024 | 13:00

Presidentja Vjosa Osmani dhe nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen, kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Osmani ka thënë se marrëveshja e saponënshkruar do të ndihmojë në bashkim të forcave kundër manipulimit të informacionit, duke vlerësuar që fushatat dezinfomese paraqesin kërcënim të madh për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rrezikun nga sulmet kibernetike.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon, nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet kërcënim aktiv për destabilizim të rajonit tonë”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…