Kosova dhe ShBA nënshkruajnë marrëveshjen ekonomike
21 shtator 2020
| 20:16
Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike.
Marrëveshja është nënshkruar në mes të kryeministrit Avdullah Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
Edhe presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, raporton “Epoka e re”.
“Kosova dhe SHBA-ja sapo nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.