Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit mes dy forcave ushtarake
Në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore (KFT), komandanti i KFT-së gjeneralbrigade, Hysen Dreshaj, ka pritur në vizitë delegacionin nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) të kryesuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të FARSH-it gjeneralmajor, Ilir Xhebexhia.
Gjeneral Dreshaj e njoftoi gjeneralin Xhebexhia me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake, gjithashtu diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.
Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë.