Kosova dhe Shqipëria ngrehen nga një pozitë
15 shkurt 2018
| 17:05
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur për një pozitë në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt.
Një muaj më parë Kosova është renditur në pozitën e 178-ët, por rënia për shtatë pozita e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj. Në anën tjetër edhe Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit. Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.