Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në renditjen e FIFA-s

22 tetor 2020 | 12:36

Dy barazimet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, kanë bërë që Shqipëria të zbresë në 3 vende në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja kuqezi ka zbritur në vendin e 69-të më 1351 pikë, nga vendi i 66 ku ishte më parë. Rënie në klasifikim ka pësuar edhe Kosova, e cila ka kaluar vendi i 116-të në vendin e 117-të. Kjo vjen si shkak i dy humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut e Sllovenisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Për sa i përket pozicioneve të para në renditje, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë dhe Brazili në vendin e tretë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu ka kritikuar BE-në për mosliberalizimin e…