Kosova dhe Shqipëria synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik
29 janar 2020
| 11:48
Ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti atij ekonomik,.
Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimin e bizneseve, si dhe për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në të dyja vendet.