Kosova dhe Shqipëria vepruan drejt për të pranuar qytetarët afganë
15 gusht 2021
| 21:53
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se me shqetësim po ndjek krizën në Afganistan.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria vepruan drejt me vendimin për të pranuar qytetarët afganë që po detyrohen ta braktisin vendin.
“Një histori të ngjashme tragjike e patem dhe ne para dy dekadash. Po ashtu, rreshtimi me aleatin tonë strategjik amerikan dhe fakti qe Afganistani ishte nder vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës i japin një peshë të madhe këtij vendimi të drejtë”, ka shkruar Tahiri.