Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshje për mbrojte nga katastrofat natyrore

07 tetor 2021 | 11:25

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Kjo marrëveshje është nënshkruar në emër të dy qeverive, asaj të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja përfshinë kushtet kornizë për bashkëpunim dhe përgatitje në parandalimin e katastrofave, ndihmën reciproke vullnetare në rast katastrofash tek pala tjetër dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit reciprok.

Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka njoftuar se me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi në mes të dy shteteve do të bëhet në fusha të ndryshme.

“Përveç mbrojtjes nga katastrofat dhe ndihmës për shpëtim dhe lehtësim nga katastrofat, marrëveshja parashikon bashkëpunimin në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe shkëmbimin e ekspertizës mbi mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit dhe të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu në informimin e njëri-tjetrit mbi rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre…