Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshjen për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore

07 tetor 2021 | 16:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Toni,  sot kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

MPB-ja ka bërë me dije se marrëveshja rregullon kushtet kornizë për bashkëpunim në parandalimin e fatkeqësive dhe gatishmërinë për ofrimin vullnetar të ndihmës reciproke në rast fatkeqësish në territorin e palës tjetër.

“Me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi mes dy vendeve do të zhvillohet në fusha të ndryshme. Përveç mbrojtjes nga fatkeqësitë dhe ndihmës për shpëtimin dhe lehtësimin e fatkeqësive, marrëveshja gjithashtu parashikon bashkëpunim në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe transferimin e ekspertizës për mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit. Të dy vendet gjithashtu do të bashkëpunojnë edhe në informimin e njëri -tjetrit në lidhje me rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre”, është thënë në njoftimin për media të MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka bërë me…