Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për nënshkrim të marrëveshjes ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje parasheh shkëmbimin e personelit ushtarak në mes të dy shteteve.
“Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”.
“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.