Kosova dhe Vanuatusi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Në Port Vila të Vanuatus, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Matai Seremaiah, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të dy ministrive.
Gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendëskryeministri, Seremaiah, kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe kanë diskutuar mbi mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin shumëpalësh.
Po ashtu, palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajonet e tyre dhe zhvillimet botërore. Të dyja palët kanë theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në fokus të të dyja vendeve dhe janë pajtuar që ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim.
Pas takimit, palët kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Vanuatus.