Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për ‘Euro 2024’

09 tetor 2022 | 15:34

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për Kampionatin Evropian.

Kosova në shortin e hedhur u pozicionua në grupin I, ku do të jetë së bashku edhe me Zvicrën.

E veçanta e kësaj përballje do të jetë se tek kombëtarja helvetike luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Dardanët” në të njëjtin grup do të jenë edhe me: Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjet për kualifikimin në evropian nisin nga muaji mars 2023. “Euro 2024” do të zhvillohet në Gjermani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka bërë të ditur…