Kosova do ta ketë të paalternativë, fillimin e zbatimit të marrëveshjes për asosacionin
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, duke folur pér arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet, ai ka theksuar se tashme kemi një qeveri dhe presidencë që pajtohet në plotni me formatin, arsyen dhe përmbajtjen e dialogut, marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre.
“Nga një politikë refuzuese për më shumë se dhjetë vitesh?! Pas ardhjës në pushtet, tani kemi një qeveri dhe presidencë që pajtohet në plotni me formatin, arsyen dhe përmbajtjen e dialogut, marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre, si përgjegjësi që derivojnë nga ky proces” ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka paralajmëruar se nga në javët në vazhdim, pala e Kosovës do ta ketë të paalternativë, fillimin e zbatimit të marrëveshjes për asosacionin.