Kosova do ta ndihmojë Francën për rindërtimin e katedrales Notre Dame
17 prill 2019
| 11:08
Shteti i Kosovës do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris, e cila dy ditë më parë është shkatërruar nga flakët.
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales në fjalë, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.