Kosova do të dërgojë rreth 60 mjekë për vaksinim në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
MSH-ja ka njoftuar se lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës.
“Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Më herët, Shqipëria ka thënë se ka në dispozicion 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit për mjekët e Kosovës.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.