‘Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, në vazhdën e takimeve të rregullta, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë për të diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.
“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendor”, ka thënë Mustafa pas këtyre dy takimeve.
Ndërsa Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e kanë siguruan ministrin Mustafa se momentalisht në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.
“MBPZhR-i është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë në vendin tonë”, ka njoftuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.