Kosova do të ketë mbrojtje të hekurt të ShBA-së, ambasada ripublikon mesazhin e Donfried
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka ripublikuar edhe njëherë mesazhin kyç që ndihmësja e sekretarit Antony Blinken, Karen Donfried ua ka dhënë liderëve kosovarë të hënën e që ka të bëjë me sigurinë që Kosova do të vazhdojë ta ketë nga Amerika dhe aleatët.
Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroazisë, Karen Donfried, në konferencën me presidenten Vjosa Osmani është kujdesur që ta përcjellë porosinë se qytetarët e Kosovës mund të ndihen të sigurt.
“Dua të ju siguroj juve se angazhimi i ShBA-së dhe aleatëve tanë mbetet i hekurt. Misioni i KFOR-it, që është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Donfried.
Zyrtarë të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, kanë akuzuar Rusinë pa ndërprerë për destabilizimin e mundshëm të Ballkanit.
A/S Donfried: I want to assure you that the United States’ commitment, and that of our allies, remains iron clad. @NATO_KFOR, NATO’s largest deployment, is the most visible manifestation of our continued commitment to Kosovo’s security and stability. https://t.co/Wx67aAysBY pic.twitter.com/neFFPeKRrx
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 28, 2022