Kosova do të ketë qeveri tjetër vetëm me zgjedhje
19 prill 2020
| 16:47
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka thënë se Kosova do të ketë qeveri tjetër vetëm me zgjedhje ose me mandatim të Vetëvendosjes.
“Isa Mustafa heq dilemat, s’ka qeveri me të dytin, për këtë ai përdorë argumentin e vitit 2014. E nëse kjo që thotë Isa Mustafa është argumenti, atëherë Kosova do të ketë qeveri tjetër vetëm me zgjedhje ose me mandatim të Vetëvendosjes. Ju kujtohet me 2014, siç thotë Mustafa këtu, vërtetë është kërkuar nga VV e LDK t’iu mundësohet krijimi i shumicës tjetër, por Kushtetuesja e ka vendosur, i pari dhe askush tjetër”, ka shkruar Zogiani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/