Kosova kundër Islandës në ‘play-off’ për Ligën B

22 nëntor 2024 | 12:29

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve. Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion.

Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, zëvendësdrejtori i Kombëtares, Samir Ujkani dhe menaxheri Bajram Shala. Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Kosova dhe Islanda janë takuar edhe më parë, në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Përdorimi nga Rusia i një rakete të re balistike me…