Kosova do të pranojë nga Bullgaria një donacion me vaksina

03 qershor 2021 | 14:40

Bullgaria do të dhurojë vullnetarisht vaksina kundër Covid-19 për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, në një konferencë për medie ka bërë me dije se Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, duke dhuruar 150 000 vaksina kundër virusit Covid-19.

“Nevojat tona janë përmbushur thuajse të gjitha dhe nuk ka asnjë arsye të pritet për arritje të reja deri në fund të vitit”, ka thënë Katsarovi.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e vaksinave do jenë nga “AstraZeneca”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Italisë, Inter ka konfirmuar emërimin e Simone…