Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë
25 gusht 2021
| 17:57
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla ka deklaruar se për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan.
“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000”, ka thënë Sveçla.