Kosova dominoi ndaj Moldavisë, por mori vetëm një pikë
03 shtator 2020
| 22:38
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka dominuar ndeshjen ndaj Moldavisë, por nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë.
Ndeshja e parë e edicionit të ri në Ligën e Kombeve përfundoi me rezultat 1-1.
Në epërsi të arët kaluan moldavët në minutën e 2-të, kur shënoi nga afërsia Ion Nicolaescu. Në minutat në vazhdim të pjesës së parë, “dardanët” e dominuan ndeshjen, por pa mundur të barazojnë rezultatin.
Në pjesën e dytë, Kosova sërish ishte dominuese dhe golin e barazimit e arriti në minutën e 71-të, kur realizoi Benjamin Kololli. Kjo ishte e tera që “dardanët e arritën në këtë ndeshje. Të dielën Kosova e pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtaren e Greqisë.
(Epoka e re)