Kosova dominon ndaj Bullgarisë, mungon vetëm fitorja
25 mars 2019
| 22:43
Përfaqësuesja e Kosovës e ka dominuar ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2016” ndaj Bullgarisë, por është dashur të pajtohet në fund me barazim (1-1).
Dominimi i Kosovës ishte si nga rastet për shënimi ashtu edhe posedimi i topit, por bullgarët ishin me fat që nxirren një pikë nga përballja e zhvilluar ndaj “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” për faktin se shumë raste të Kosovës përfunduan pa sukses.
Në minutën e 39-të, Bullgaria e shënoi golin e epërsisë nëpërmjet Vasil Bozhikov, kurse rezultatin e barazoi Arbër Zeneli më një gol të bukur të shënuar në minutën e 61-të.
/Epoka e re/