Kosova drejt diktaturës policore
Hajdin Abazi
Që Kurti dhunën e ka metodë politike, kjo është ditur sepse me vite e ka praktikuar: në rrugë e në Kuvend.
Po që dhunën do ta ketë si metodë qeverisjeje, ky është xhevahiri i zi i këtij pushteti.
Gjithçka të keqe e të dëmshme për Kosovën që e bënë ai dhe partia e tij e kamuflojnë gjoja me qëllime të mira.
Ai dhe ndjekësit e tij me ideologjinë përjashtuese të gjithë të tjerët i shohin si armiq: gazetarët, shoqërine civile, oppzitarët dhe ata që guxojnë të artikulohen publikisht duke shprehur mospajtime.
Për herë të parë në historinë e pasluftës në Kosovë ndodhë që në parlament një ministre ju thotë opozites ”zeep it”, nje zëvendëskryeministër ngrihet dhe e gris një foto të vendosur nga opozita si reagim paqësor, e ky provokim i duket pak por edhe e godet me shihe mbushur me ujë një deputet!
Kur kurtistët goditnin me gurë policinë e Kosovës, gjuanin me vezë në rrugë ministrat, gjuanin me vezë kryeministrin në Kuvend dhe kur gjuanin gaz lotësjellës në sallën ku mbahej seanca – ata u toleruan dhe nuk u ftua të ndërhynte policia brenda në sallën e deputetëve, sikurse bëri Glauk Konjufca.
Shkarkimet e orkestruara me motive partiake, kapja e institucioneve dhe e shtetit nga militantë patiak krejt hapur, mbrojtja e të korruptuarve kurtistë, përndjekja politike, kërcënimet, kanosjet, fyerjet, ofendimet, akuzat, etiketimet, njollosjet e shpifjet publike te pushtetarëve kundër atyre që thjesht nuk ia mbajnë zhagun – janë tregues të degradimit të pushtetit në ngulfatje të demokracisë.
Kur kryeministri dhe ministri i policisë akuzojnë të gjithë të tjerët – gazetarët, mediat, shoqërinë civile, opozitarët, veteranët se po koordinohen me Vuçiçin, ndërkohë që ata vetë në fshehtësi sinkronizohen me ata, është tregues se pushteti po rrëshqet në diktaturë, në diktaturë policore.
Diktatura është rreziku më fatal për një shoqëri, të cilën duhet secili të kontribuojmë që ta ndalim sa ende ka mundësi dhe që të mos bëhemi bashkëfajtorë me heshtjen tonë.
Bashkë kundër diktaturës!
Bashkë për demokraci!
Bashkë në mbrojtje të lirisë e të shprehjes së lirë!