Kosova duhet të njihet menjëherë nga pesë vendet e BE-së

01 mars 2022 | 14:14

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga pesë shtetet të cilat ende nuk e kanë bërë këtë gjë.

Sipas Packut, njohja e Kosovës nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro duhet të bëhet menjëherë.

“Kjo luftë kundër Ukrainës është një thirrje zgjimi për një politikë zgjerimi më të angazhuar, më efikase të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Diktatori Putin po përdorë ndikimin e tij në disa prej këtyre vendeve për të dobësuar BE-në. Njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të mbetura Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro duhet të bëhet menjëherë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Doris Pack, e cila ka kërkuar angazhim të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën…