“Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani”
Shkruan: Genti Kabashi
Nait Hasani është një emër që do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e Kosovës si një hero i vërtetë, nismëtar dhe njëri ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ka treguar guxim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, duke marrë një prej detyrave më të vështira, koordinimin dhe komunikimin e UÇK-së mes zonave të luftës , ai punoi pa u lodhur në hije, duke i dhënë forcë dhe drejtim lëvizjes çlirimtare ku edhe zë vend shprehja: “Naiti i njeh të gjithë – Naitin se njeh asnjë”, pasi ai ka qenë i njohur me emrin Kujtim dhe disa e kanë thirrur Qorri (për shkak të syzeve). Naiti këtë detyrë e ka çuar deri në fund guximshëm.
Gjithashtu, ai ka pasur guximin të qëndrojë i palëkundur edhe në ditët më të errëta, duke u burgosur si një hero i padiskutueshëm, duke përjetuar mizoritë e masakrës së Dubravës. Naiti, si në luftë, si në burg dhe si në liri, ka qenë simbol i qëndresës dhe shpresës për një popull që kërkonte liri dhe drejtësi. Vlerat që Nait Hasani ka mbrojtur gjatë luftës – dashuria për atdheun, ndershmëria, guximi dhe besnikëria ndaj kauzës – janë të papërshkrueshme dhe i kanë dhënë forcë çdo nisme për të çuar përpara idealet e UÇK-së.
Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani.
Kosova mundet #MaMirë
Nait Hasani#42