Kosova me dy karateistë në Kampionatin Botëror për Universitete

19 korrik 2018 | 10:02

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të përfaqësohet me dy garues në Kampionatin Botëror për Universitete në mesin e 33 universiteteve të botës i cili do mbahet në Kobe të Japonisë.

Ekspedita që do ta përfaqësojë Federatën e Sporteve Universitare dhe Federatën e Karatesë së Kosovës në këtë kampionat përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, me garuesit Alvin Karaqi dhe Elhami Shabani, të cilit janë edhe studentë në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Alvin Karaqi do të marrë pjesë në disiplinën e kumiteve, në kategorinë deri 84 kilogramë, e për kundërshtar do ta ketë garuesin nga Japonia, Kamaguchi Koki. Edhe Elhami Shabani për kundërshtar do të ketë garuesin nikoqir nga Japonia, Sakiyama Yusei, në kategorinë deri në 75 kilogramë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një luftë ekonomike miliarda dollarëshe po zhvillohet në Evropën qëndrore…