Kosova dy miqësore me Shqipërinë
Përfaqësuesja e U19 e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren U19 të Shqipërisë.
Të dy këto miqësore do të zhvillohen në Kosovë, më 3 dhe 5 qershor dhe do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Grumbullimi i Përfaqësues U19 do të bëhet më 1 qershor në hotel ‘Venus’ në orën 12:00, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.
Lista e futbollistëve të ftuar:
Petrit Terziu, Auron Loxha, Arlind Shabani, Bujar Pllana, Albin Prapashtica, Kastriot Qorolli, Adonis Aliu, Adi Hyla, Blend Morina, Altin Bytyqi, Albin Berisha, Endrit Demolli, Gentrit Halili, Muhamet Hyseni, Albin Krasniqi, Kevin Halabaku, Veton Tusha, Artan Asani, Granit Berisha, Leonard Uka, Valon Zumberi, Roni Juniku, Leonard Ukaj.
/Epoka e re/