Kosova e 12-ta në Evropian
24 korrik 2022
| 17:52
Kosova është mundur nga Gjeorgjia me rezultat 79:116 (19:24, 19:25, 19:28, 22:39), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Gjeorgji.
Kjo ishte ndeshja e fundit për “Dardanët”, duke u renditur në vendin e 12-të nga 19 kombëtare pjesëmarrëse. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e parë, duke e fituar 19:24, ndërsa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:25, duke shkuar në pushim me shifrat 38:49. Edhe pjesa e dytë ‘foli’ në të mirë të gjeorgjianëve, që fituan në fund 79:116. Te Kosova edhe në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë e 12 kërcime.