Kosova, e 22-ta në Evropian
Basketbollistet e Kosovës U-18 kanë përfunduar në vendin e 22-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që sonte përfundon në Shkup.
Në duelin për vendin e 21-të, Kosova pësoi nga Maqedonia Veriore me rezultat 65:86.
Në çerekun e parë ndeshja ishte e barabartë, 16:16, derisa në atë të dytë vashat kosovare ishin më të mira, duke pasur epërsi deri në nëntë pikë, sidoqoftë, në pushim shkuan me epërsi prej 38:33. Çereku i tretë ishte fatal për Kosovën 10:29, derisa në fund Maqedonia fitoi 86:65. Maqedonia Veriore u rendit e 21-ta, Kosova e 22-ta dhe Shqipëria u rendit e fundit (23).
Pikë dyshifrore për Kosovën shënuan Enisa Kamerolli 15, Tringa Ukaj 13, Dea Pushkolli 12 dhe Sara Vraniqi 11.
Sidoqoftë, ky Evropian ka qenë një përvojë shumë e mirë për vashat e Kosovës, të cilat ishin për 2-3 vjet më të reja se kundërshtaret e tyre. Ato gjatë gjithë kampionatit kanë dhënë maksimumin në fushë.