Kosova, e 26-ta në Evropë
18 tetor 2024
| 18:49
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar renditjen e fundit të ekipeve kombëtare në konkurrencë të hendbollisteve.
Pas sukseseve në katër vitet e fundit (2021 – 2024), Kombëtarja e Kosovës renditet në pozitën e 26-të!
Kombëtarja jonë i ka 17,25 pikë dhe lë prapa plot 24 vende, përfshirë Ishujt Faroe, Finlandën, Izraelin, Luksemburgun, Bosnjë-Hercegovinën, Letoninë, Lituaninë.
Javën tjetër, Kombëtarja jonë i luan kualifikimet e ardhshme. Synohet suksesi që do të mundësonte ngritjen e mëtejme në renditjen evropiane.